Telegrafi

Fuqizimi i rolit të femrës në fushën e kulturës dhe të sportit

Brovina dhe deputetet e këtij grupi kërkuan avancimin e pozitës së femrës në shtetin e Kosovës si dhe përmbushjen e standardeve që lidhen me barazinë gjinore.

Gjatë takimit, Beqiri i njoftoi nga afër deputetet me angazhimin e tij dhe të MKRS-së të cilën e drejton rreth avancimit të pozitës së gruas në shoqërinë kosovare si dhe plotësimin e standardeve që lidhen me barazinë gjinore.

Ai gjithashtu ka theksuar se në strategjinë dhe synimet zhvillimore të MKRS-së është e paraparë edhe fuqizimi i rolit të femrës në fushën e kulturës dhe të sportit. Si rezultat evident, shtoi ai, është themelimi apo avancimi i klubeve sportive femërore.

Me këtë rast, Beqiri tha se MKRS i plotëson standardet e barazisë gjinore, duke nënvizuar se natyra e punës së tyre kërkon që të punohet në çifte. Në këtë kontekst ai përmendi Teatrin Kombëtar të Kosovës, Filharmoninë; dhe Operën e e Kosovës, Ansamblin Kombëtar “Shota”, etj.