Telegrafi

Fuqia marramendëse e motorit më të madh në botë të aeroplanit (Video)

Kompania General Eletric mund të mburret me prodhimin gjigant të motorit të aeroplanit, në të cilin basketbollisti Shaquille O’Neal do të mund të futej brenda tij duke e mbajtur në krah kolegun e tij Kobe Bryant.

Motori më i madh në botë i aeroplanëve, GE9X ka një diametër prej 3.3 metrave, derisa gjatësia e tij është plotë 5 metra, transmeton Telegrafi.

Ky rekord i thyer sa i përket fuqisë së motorit është një prototip që është zhvilluar të ngrit në ajër Boeing 777X, në të cilin aktualisht është duke u punuar në kampin GE afër Peebles, Ohio. /Telegrafi/