Vetë-reflektimi është aktivitet i rëndësishëm për shëndetin mendor, i cili rezulton në përmirësimin e përgjithshëm të mirëqenies. Njëra nga mënyrat më praktike për vetë-reflektim është të shkruarit në ditar.
Të shkruarit në ditar, veçanërisht të fokusuarit në pyetje rreth mirëqenies, ka efekt pozitiv në përmirësimin e mirëqenies vërtetuan hulumtuesit shkencor në Departamentet e Shkencave të Psikologjisë në Universitetin e Portland si dhe Universitetin e Atlanta (SHBA). Ata hulumtuan dhe vërtetuan pikërisht rëndësinë e ditarëve të mirëqenjes.
Duke pasur parasysh këtë evidencë, dhe mungesën e një ditari të mirëqënies në gjuhën shqipe, Hajde Folim dhe Libraria Dukagjini bashkuan forcat për të adresuar këtë boshllëk në shoqërinë tonë.
Hajde Folim është platforma më e madhe dixhitale që ofron edukim dhe resurse për vetë-kujdes dhe mirëqenie mendore në gjuhën shqipe. Hajde Folim ka kuptuar se vetë-reflektimi, aftësia për të analizuar mendimet, ndjenjat dhe sjelljen me kalimin e kohës, është hapi i parë drejt ndryshimit. Skuadra e profesionistëve të Hajde Folim tregon se njerëzit që angazhohen në vetë-reflektim dhe zhvillim emocional do të kenë një shancë për një jetë që do të ishte e paimagjinueshme për sa kohë që mbesim të kapur në modele të vjetra dhe jo të shëndetshme të të menduarit dhe të jetesës.
Tani, komuniteti shqip-folës në mbarë botën do të mund të vetë-reflektoj praktikisht edhe në gjuhën shqipe. Për herë të parë, si botim i përbashkët nga Hajde Folim dhe shtëpisë botuese Dukagjini, po vjen në treg ditari i mirëqenjes në gjuhë shqipe. Na ndiçni për më shumë.