Tajfuni Jebi, është klasifikuar nga meteorologët si më i forti që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit.
Si pasojë, ai ka shkaktuar deri tani përmbytjen e aeroportit të Kansai në Osaka dhe erëra që arrijnë më shumë se 210 km/orë.
Pasi ka kaluar prefekturën e Tokushima, stuhia është drejtuar në qytetit Kobe për të shkuar më pas drejt detit të Japonisë.
Në videon që po shihni më poshtë, përcjell bw, duket fuqia e erës që rrëzon pjesën ballore të një ndërtese dhe bie mbi një kamion dhe një makinë në rrugë.