Ky është momenti tronditës kur një vajzë fluturoi 3 metra lart në ajër, pasi kaloi mbi një pusetë, e cila shpërtheu në momentin kur ajo ishte mbi të.
Rateanothai Lhomwandee, 22 vjeç, po udhëtonte përgjatë rrugës kur ajo kaloi mbi pusetën e dëmtuar në Lampang, Tajlandën veriore më 26 dhjetor.
Pamjet tregojnë një rrugë të mbushur me motoçikleta që kalonin sipër pusetës në një rruge të ngjeshur në qytetin Thai, transmeton Telegrafi.
Sekonda më vonë, Rateeanothai, vajza fluturon nga shpërthimi i pusetës, duke bërë që ajo të fluturonte 3 metra në ajër.
Disa momente më vonë, biçikleta rrëzohet pranë saj në rrugë.
Shërbimet e urgjencës shihen më pas në zonën ku ndodhi aksidenti dhe fotografojnë pusetën.
Për mrekulli, Rateanothai nuk u lëndua seriozisht dhe pësoi vetëm një prerje në mjekrën e saj.
Gjenerali i policisë Anucha Auamcharoen hetoi skenën dhe tha se autoritetet lokale që mbikëqyrin këtë pusetë duhet të marrin përgjegjësinë.
Ai tha: ‘’Nga hetimi ynë fillestar, besojmë se ky ishte një shpërthim gazi i shkaktuar nga presioni brenda kanalizimeve. Ne kemi identifikuar autoritetin që është përgjegjës për këtë”.
“Ne do të kontaktojmë autoritet për të diskutuar problemin dhe të kërkojmë që ata të kompensojnë viktimën”. /Telegrafi/