Të gjithë prindërit të cilët nuk mund t’i largojnë duart nga fëmija i tyre, janë në rrugën e duhur.
Dhe për këtë gjest, fëmijët e tyre do t’i falënderojnë një ditë, transmeton Telegrafi.
Kjo sepse hulumtimet e reja kanë zbuluar se gjatë periudhës së zhvillimit të bebes, përqafimi është tejet i rëndësishëm si formë e afërsisë fizike.
Afërsia që shfaqet përmes prekjes e stimulon rritjen e trurit dhe fëmijët bëhen më të mençur.
Këtë konstatim e kanë bërë shkencëtarët në Ohio pasi i kanë studiuar 125 bebe.
Prekja është shqisa e parë që zhvillohet.
Shkencëtarët kanë zbuluar se gjidhënia, kontakti lëkurë-lëkurë, përqafimet dhe gjestet e ngjashme nxisin reagime të fuqishme në tru të cilat ndihmojnë ta zhvillojnë trurin më shpejt. /Telegrafi/