Në Pinnacle Bank Arena të qytetit amerikan Lincoln, gjatë fundjavës është zhvilluar ‘UFC Fight Night 135’ që udhëhiqej nga meçi ndërmjet Justin Gaethje (19-2 MMA, 2-2 UFC) dhe James Vick (13-2 MMA, 9-2 UFC).
Ishte pritur që ky duel të mos mbyllej me vendimin e gjyqtarëve, mirëpo askush nuk kishte imagjinuar se do të përfundonte brenda 90 sekondash.
Vick konsiderohej si një favorit i lehtë përballë kundërshtarit të tij, mirëpo përjetoi një humbje të rëndë me nokaut.
What a performance from Justin Gaethje! Lights out for James Vick #UFCLincoln pic.twitter.com/S8ALrxroPX
— Louise Green (@LouiseGreenMMA) August 26, 2018
Me një goditje me dorën e majtë, Gaethje fillimisht ia largoi gardën rivalit të tij dhe pastaj me të djathtën e rrëzoi në tokë.
U deshën disa minuta që 31-vjeçarit James Vick t’i kthehej vetëdija dhe të çohej në këmbë.
Me këtë triumf, Gaethje fitoi bonus për performancën e mbrëmjes, njësoj si Eryk Anders, i cili e nokautoi kundërshtarin e tij, Tim Williams, në fund të raundit të tretë me një goditje me këmbë që njihet si “goditje futbolli”.
What a knockout, @erykanders' a bad dude. pic.twitter.com/DmcohvjUgF
— FOX Sports: UFC (@UFCONFOX) August 26, 2018
Në evenimentin ‘UFC Fight Night 135’ u zhvilluan në total gjashtë meçe, në mesin e të cilëve edhe përballja ndërmjet Michael Johnson dhe Andre Fili. Veterani Johnson fitoi pas vendimit të gjyqtarëve. /Telegrafi/