Policia tha se “ngjarja ndodhi në urën e Tapizës, në të cilën një fuoristradë doli nga rruga dhe përfundoi poshtë urës, si pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit Astrit Laçi dhe u plagosën lehtë tre pasagjerët, të cilët u dërguan në spital ku po marrin ndihmën mjekësore”.
Polcia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/