Monedha britanike, funta ka rënë në nivelin më të ulët që nga muaji tetor mes frikës se Britania e Madhe mund të ketë një Brexit të vështirë për t’u larguar nga tregu i vetëm i Bashkimit Evropian.
Ajo ra me 1,2147 dollarë sot në mëngjes, shumë më poshtë se një përqind që nga dita e premte, rënie e shkaktuar nga hamendësimet e kryeministres britanike, Theresa May se qeveria e saj mund të kërkojë të largohet nga tregu i vetëm gjatë negociatave të Brexit.
Politikanët proBrexit përshëndetën komentet e kryeministres May, por kundërshtarët e akuzuan atë se ka dështuar për të siguruar detaje të mjaftueshme për pozicionin e saj negociues.