Telegrafi

Funksioni i ri i butonit të panikut mbyll të gjitha ueb-faqet

Opera GX ka shtuar një veçori interesante të emëruar si “Butoni i panikut”, të cilin mund ta shtypni kur dikush hyn papritmas në dhomën tuaj dhe ju nuk dëshironi që ai të dijë se çfarë po shikoni.

Ky opsion aktivizohet duke shtypur F12, dhe është krijuar që të mbrojë privatësinë tuaj duke çaktivizuar riprodhimin e të gjitha webfaqeve dhe duke hapur një të re.

Opera GX ju jep mundësinë që të zgjidhni një faqe të caktuar që do të hapet kur të shtypni F12.

Kur kalon “rreziku”, F12 ju rikthen faqet e vjetra që keni dashur të fshihni.

Por për të aktivizuar këtë funksion, fillimisht duhet të aktivizoni opsionin “Zogu i hershëm” në Opera GX. /Telegrafi/