Telegrafi

Funksionet e trurit dhe çrregullimi i të ushqyerit

Shkencëtarët i kanë krahasuar fotografimet e trurit të femrave me çrregullime në të ushqyer me ata të femrave të shëndosha. Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kanë vuajtur nga çrregullimet në ushqim kanë probleme me kontrollin e instinktit, andaj janë edhe më impulsive.

Dallimet janë vërejtur në disa pjesë të trurit të cilat janë përgjegjëse për kontrollin e sjelljes së vullnetshme.

Pasojë e kësaj, siç thonë shkencëtarët, është konsumimi i pa menduar mirë dhe vështirësitë në kontrollimin e konsumimit të ushqimit.