Site icon Telegrafi

Funksionari i BE-së flet 42 gjuhë

Janis Ikonomu, një 44-vjeçar i cili është rritur në Greqi, i flet rrjedhshëm 42 gjuhë dhe sot punon në njësinë e përkthimeve të BE-së në Bruksel. Mësimin e gjuhëve të huaja e ka filluar prej moshës pesëvjeçare. Fillimisht ka mësuar anglisht, e më pas ka vazhduar me gjuhën gjermane, italiane, turke dhe shumë gjuhë tjera. Më së vështiri e ka zotëruar gjuhën hungareze.

"Kinezishtja është gjuhë e thjeshtë, por aq e ndryshme", ka thënë Ikonomu. Ai ka theksuar se fëmijërinë e tij e ka kaluar me kokë në fjalorë, por edhe se mësimi i gjuhëve është pasioni i tij i vërtetë.

Së shpejti fillon me mësimin e gjuhës amhare, që është zyrtare në Etiopi, e “me një harç” do të regjistrojë edhe kurset e gjuhës estoneze e malteze, kanë njoftuar agjencitë.

Exit mobile version