Site icon Telegrafi

Funksionarët shtetëror të Maqedonisë dëshirojnë vetura të reja

Me sa mund të kuptohet, funksionarët shtetërorë pëlqejnë veturat zyrtare, prandaj edhe kërkojnë që të blejnë të reja.

Pas drejtorit të klinikës së traumatologjisë, që deshi një veturë prej rreth 30 mijë euro, një tjetër funksionar shtetëror ka shpallur tender për veturë të ngjashme.

”Nova Makedonija” bën të ditur se tenderi është shpallur nga Agjencia për Mallra Rezervë, kurse pagesa do të duhej të ishte afër 30 mijë euro, pa TVSH.

Resi Abdurahmani, drejtor i kësaj agjencie, ka deklaruar se blerja është paraparë me buxhetin e vitit 2017, por që nuk është realizuar për shkak të cikleve zgjedhore.

Nga ana tjetër, Qeveria ka vendosur që ta shlyej këtë tender, por në Byronë për prokurime publike tenderi vazhdon të ekzistoj./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version