Raport të projekteve të realizuara nga viti 2006 e deri më sot, mbrëmë në qendrën sportive “Jane Sandanski” në Shkup dha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e partisë në pushtet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas deklaratës së hapjes nga Gruevski, ministrat më shumë se katër orë u përgjigjen pyetjeve të kryetarit të partisë në pushtet për atë sesa shumë njerëz deri më tani janë punësuar, sa investime të huaja janë realizuar në Maqedoni, sa njerëz kanë përdorur kredi për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”, legalizim të ndërtimeve pa leje dhe tokave.
Sipas tij, vlera në politikë nuk është ajo që ju thoni, por ajo që ju bëjnë politikanët për vendin. /Telegrafi/