Site icon Telegrafi

Funksionarë të shtetit do të marrin pjesë në trajnimin e përbashkët mes ARM-së dhe forcave amerikane

Në poligonin ushtarak “Krivokllak”, sot do të mbahen ditë të hapura për funksionarë të lartë të shtetit në trajnimin “Dragoon Guardian 17”.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, komandantit të shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Metodija Veliçkovski, ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, ministrave tjerë në Qeverinë e Maqedonisë dhe përfaqësues tjerë të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij trajnimi është përmirësimi i ndërveprimit të ARM-së me standardet e NATO-s, përforcimi i partneritetit me SHBA-të, si dhe demostrimi i forcave të armatosura të dy ushtrive.

Në kuadër të këtij trajnimi i cili ka filluar të premten në Kumanovë, janë organizuar prezantim të disa makinave ushtarake të SHBA-ve në Shkup, Shtip dhe Veles./Telegrafi/

Exit mobile version