Site icon Telegrafi

Funksionarë të Qeverisë paraprake kthejnë paratë e harxhuara, Jovanovska kërkon përgjegjësi ligjore

Funksionarë të Qeverisë së kaluar kanë filluar t’i kthejnë paratë që i kanë harxhuar gjatë kohës kur kanë qenë në funksionet e tyre publike, informojnë nga Tv 24, ku thuhet se në xhiro llogarinë e Agjencisë për punësim janë deponuar 143 mijë denarë.

Drejtorja e Agjencisë për punësim thotë se paratë janë deponuar nga ana e një vozitësi në Agjenci, por janë harxhuar nga ana e ministrit më të ri në kabinetit e kaluar Qeveritar, Dime Spasov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Paratë e harxhuar për qëllime personale, shumë prej mbi 2.500 euro, i ka deponuar dhe fletë pagesën e ka dorëzuar në Agjencinë për punësim, te sektori për financa së bashku me një letër kthyese në të cilën thuhet se paratë që i ka deponuar, ja ka dhënë drejtor paraprak i agjencisë për punësim, Vllatko Popovski. Paratë janë deponuar për mjete të shpenzuara nga kartela të cilën e ka shfrytëzuar në të kaluarën Ministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov”, deklaron Biljana Jovanovska, drejtore e Agjencisë për punësim.

Pa marrë parasysh që paratë janë kthyer, Jovanovska thotë se do të kërkohet përgjegjësi dhe paralajmëron padi penale për persona të caktuar.

Nga historia e llogarisë bankare shihet se me atë kartelë, Spasov ka paguar ushqimet dhe pijet në restorane dhe kafene, si Sky bar, Sushi bar, Frutti di mare, si dhe në shumë restorane elitare jashtë vendit./Telegrafi/

 

Exit mobile version