Site icon Telegrafi

Funksionarë të lartë të NATO-s dhe BE-së për vizitë në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev do të takohet me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Siguri Politike, ambasadorin Alehandro Alvargonzales dhe Maçej Popovski, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim pranë Komisionit Evropian, që do të qëndrojnë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, vizita e të dy funksionarëve të lartë të NATO-s dhe BE-së është me rëndësi të veçantë për njohjen e proceseve reformatore të vendit që i zbaton Qeveria aktuale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë dhe fillimin e negociatave me BE-në.

Gjatë vizitës ambasadori Alvargonzales dhe Popovski do të takohen edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov si dhe me nënkryeministrat dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski dhe ministrin e Drejtësisë Bilen Saliji.

Përfaqësuesit e lartë të NATO-s dhe KE-së nesër do të takohen edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile në BE Info qendrën e Delegacionit të BE-së në Shkup./AIM/

Exit mobile version