Telegrafi

Funksionalizohet E-Kiosku në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se është funksionalizuar E-Kiosku, që mundëson shërbim për dokumente të ndryshme, sic janë certifikatat e ekstraktet e lindjes.

“Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur E-Kioskun, por ai nuk ka qenë funksional. Sot e kemi funksionalizuar atë duke e mundësuar shërbimin dhe lehtësuar qasjen në dokumentet që u duhen qytetarëve tanë. Nga sot, qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për t’i nxjerrë dokumentet e tyre personale”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se mbetet i përkushtuar që t’i lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë.

Ndryshe, nga katër komunat e veriut të Kosovës, është e vetmja Mitrovica e Veriut, në të cilën, nuk ka pasur protesta apo tensione, me rastin e fillimit të punës së kryetarit Atiq brenda objektit të komunës.