Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi ka pritur në një takim ambasadorin italian, Piero Sardi, me të cilin ka biseduar për sfidat dhe mundësitë e prurjes së investitorëve në Kosovë.
“Si Qeveri e sapoformuar, po përpiqemi ta vëmë theksin në këtë fushë, në prurjen e investimeve dhe ta reduktojmë burokracinë aktuale që investitorët të mos ikin në vendet fqinje”, ka thënë Gashi.
Kurse ambasadori Sardi tha se Kosova ka potenciale për tërheqjen e investimeve.
“Është e rëndësishme të funksionalizohet ky dikaster për ta përmirësuar imazhin e Republikës së Kosovës në tërheqjen e investimeve strategjike”, tha ambasadori Piero Sardi.
Në këtë takim, po ashtu është diskutuar edhe për funksionalizimin e aeroportit të Gjakovës dhe për diasporën kosovare në Itali. /Telegrafi/