Site icon Telegrafi

Fungo: Njësia Speciale e Kosovës s’ka nevojë për lejen e KFOR-it për të lëvizur në veri

Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Giovanni Fungo, tha se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë të Kosovës – ROSU mund të lëvizin në tërë territorin e Kosovës përfshirë veriun pa lejen e KFOR-it.

Ai për gazetën beogradase “Politika” ka shtuar se kjo është e rregulluar me marrëveshjen e Brukselit.

“Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 në mes të Beogradit dhe Prishtinës, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara të kërkojnë miratim nga KFOR-i për të lëvizur forcat e tyre policore në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Fungo, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse KFOR-i me 4.000 trupa mund t`i mbrojë serbët në Kosovë, Fungo tha se KFOR-i do të vazhdojë të kryejë vlerësime të rregullta të sigurisë për të përcaktuar nëse është e nevojshme për të marrë ndonjë masë.

Gjenerali italian ka thënë po ashtu se në qoftë se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u zhvilluar në mënyrën se si është paralajmëruar nga Prishtina zyrtare, atëherë ata duhet të rishikojnë nivelin e tyre të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve.

Exit mobile version