Telegrafi

Fungo: Gjendja e sigurisë është përmirësuar dukshëm

Komandanti i KFOR-it tha se veprimet e KFOR-it në Kosovë kanë ndryshuar, por janë në përputhje me misionin e para 17 viteve: ambient i qetë dhe i sigurtë dhe liri e lëvizjes.

Veprimet e KFOR-it kanë ndryshuar dhe janë përshtatur, por megjithatë janë në përputhje me misionin e para 17 viteve: ambient i qetë dhe i sigurtë dhe liri e lëvizjes. Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it Giovanni Fungo në sesionin e tretë të Seminarit të 93-të ROSE-ROTH të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku po diskutohet e ardhmja e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

“Gjendja e sigurisë këtu është përmirësuar dukshëm”, tha Fungo, duke treguar se për dallim nga viti 2002 kur KFOR-it kishte 36 mijë ushtarë, tash, 14 vjet më vonë, ka vetëm 4,500.