Telegrafi

Funerali i pazakontë: Nderon babain duke angazhuar 50 striptizere që të performojnë (Foto/Video)

Një burrë nga Tajvani, ka angazhuar 50 striptizere që të performojnë gjatë funeralit të babait të tij si dhuratë të fundit nga i biri.

Sipas djalit të ish-zyrtarit të këtij vendi, babai i tij e donte jetën dhe për këtë mendoi se meritonte të kishte një ceremoni të paharruar lamtumirëse, transmeton Telegrafi.

Striptizeret ishin angazhuar për funeralin e 76-vjeçarit Tung Hsiang, ish-kryetar i Këshillit të Qarkut Chiayi.

Ai vdiq më 14 dhjetor ndërsa ceremonia e varrimit është mbajtur më 3 janar, dhe ka krijuar habi në opinion për faktin se kishin performuar dhjetëra striptizere.

Sipas të birit të Hsiang, Tung Kuo-cheng, babai i tij kishte bërë një jetë të mrekullueshme dhe për këtë është i bindur se veprimi i tij do ta gëzoj shumë babanë e vet.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë qindra njerëz, mbi 50 vetura të tipit Jeep, striptizere dhe 150 vetura tjera luksoze. /Telegrafi/