Telegrafi

Funerali i çuditshëm: I ndjeri qëndron në karrige – me sy hapur dhe me cigare në dorë (Video)

Një njeriu nga Puerto Rico, i cili u qëllua për vdekje dhe ndërroi jetë në fillim të këtij muaji, iu zhvillua funerali më i pazakontë.

Fernando de Jesus Diaz Beato u qëllua me armë në lagjen Villa Carolina të Suan Juan më 3 mars 2016.

Duke e përshkruar si një person të lumtur dhe shumë aktiv, familja vendosi që funerali i tij të ishte i ndryshëm.

Dias Beato u ul me këmbët kryq në karrige, i veshur me rrobat e tij të preferuara dhe me një cigare në mes të gishtave.

Si amanet i fundit, familja zgjodhi që i ndjeri të largohej dhe me sytë hapur.