Në prani të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, u mbajt në Moskë funerali i ambasadorit rus të vrarë në Ankara, Andrei Karlov.
Vladimir Putin vuri lule mbi arkivolin e diplomatit dhe më pas u ul pranë gruas së ve ambasadori me të cilin kishte një bisedë të shkurtër.
Pak minuta më pas ai u largua, shkruan Tema.
Në funeralin e Andrei Karlof, që u krye me nderimet më të larta shtetërore, ishte e pranishme gjithë udhëheqja ruse.
Nisur nga zhvillimet e ditëve të fundit, presidenti Vladimir Putin e shtyu për të premten në mesditë konferencën vjetore.
https://www.youtube.com/watch?v=DOV0V4u5xjw