Site icon Telegrafi

Astrologia Laura Bilalli tregon pesë shenjat më me fat për vitin 2021 dhe interesimin e shqiptarëve për astrologji

Astrologjia është një pseudoshkencë që pretendon për informacion hyjnor në lidhje me çështjet njerëzore dhe ngjarjet tokësore duke studiuar lëvizjet dhe pozicionet relative të objekteve qiellore.

Laura Billali është një astrologe e diplomuar në një universitet në Los Angeles.

Në një intervistë për Telegrafin ajo tregon më shumë për vitin që lamë pas dhe vitin 2021 nga ana astrologjike.

“Sipas parashikimeve astrologjike viti ka qenë ashtu siç është menduar, qysh moti është parashikuar se do të jetë vit i tragjedive dhe shenjat nuk do të kenë fatin ashtu siç e mendojnë”.

Foto: Instagram

Tutje, Bilalli tregon për parashikimet e që kishin astrologët për pandeminë e vitit 2020 tash e 100 vite.

“Në astrologji diskutohet për vitin 2020 tash e 100 vite pasi rrallë ndodh që gjatë një viti të bashkohen tri planetë. Zakonisht kur bashkohen dy planetë ndodh ndonjë fatkeqësi, ndërsa këtë vit ndodhi bashkimi i tri planetëve, një ndër ta ishte Saturni i cili njihet ndryshe edhe si planeti i fatkeqësive, ndaj dihej që ky planet do të dërgonte botën në një luftë të tretë botërore ose të shkaktonte epidemi”.

Foto: Ilustrim

Në vazhdimësinë e bisedës për Telegrafin, astrologia e sapo diplomuar thotë se viti 2021 nuk parashikohet nga astrologjia se do të jetë vit i keq.

“Viti 2021 thuhet se do të jetë vit me fat për njerëzit në përgjithësi, nuk ka parashikime si ai i vitit 2020, pasi një gjendje e tillë ndodh një herë në 100 vite, ndaj 2021 shquhet si një vit kur njerëzit do të jenë në gjendje të arrijnë të realizojnë ëndrrat e tyre”.

Foto: Ilustrim

Si një astrologe e re, Bilalli tregon se sa mendon ajo se shqiptarët e besojnë astrologjinë.

“Pas intervistave të para kam pasur shumë mesazhe nga njerëzit të cilët më kanë treguar që dinë shumë rreth astrologjisë, ose më kanë kërkuar informacione rreth shenjës së tyre”.

Foto: Ilustrim

Laura tregon për lexuesit e Telegrafi se cilat janë pesë shenjat më me fat për vitin e ardhshëm.

“Dashi, Luani, Shigjetari, Ujori dhe Peshqit janë shenjat më me fat për vitin tjetër”.

Shumë persona lexojnë horoskopin dhe interesohen shumë se çka shkruhet për shenjën e tyre, por sa ndikon kjo në gjendjen emocionale të një personi?

“Leximi i horoskopit në portale dhe media nuk është shumë i saktë, por nëse lexohen karakteristika duke u bazuar në yje dhe planetë për javët dhe muajt e ardhshëm kjo do të ndikoj, pasi cilin planet e ke më të fuqishëm parashikohet se ajo javë do të shkoj në atë mënyrë”.

Laura Bilalli tregon se si do të jetë viti 2021 për secilën nga shenjat, dhe vlerëson nga 1-10 sa do të kenë fat gjatë këtij viti.

Dashi

Dashi gjatë këtij viti do të rregulloj anën e dashurisë dhe punës pasi kishin ngecje mjaft të madhe vitin e kaluar.

Dashi do të jetë një nga shenjat më me fat të këtij viti, prandaj vlerësohet me dhjetë sa i përket fatit.

Demi

Personat e kësaj shenje do të kenë ngecje sa i përket anës së punës, pasi gjatë vitit 2020 fokusi i tyre kryesor ishte puna, tani do të fokusohen në anën emocionale dhe ajo e punës do të mbetet anash.

Demi vlerësohet në fat me shtatë ose tetë.

Binjakët

Binjakët e rregullojnë vet fatin e tyre, disponimin nuk e fokusojnë te të tjerët prandaj as viti nuk ka shumë rëndësi për ta.

Sa i përket fatit vlerësohen me tetë ose nëntë.

Gaforrja

Gaforrja do te ketë një vit shumë të zhvilluar nga ana profesionale, anën e shoqërisë dhe familjes e ka më te ngurtë.

Këtë vit gaforrja vlerësohet se maksimalisht do të ketë fat deri në shtatë.

Luani

Luani njihet si një nga shenjat më me fat dhe di si të jetë lider i vetes.

Luani do të ketë fat nëntë ose dhjetë.

Virgjëresha

Personat e kësaj shenje do të kenë një vit mjaft melankolik, pasi ngjarjet që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar do filloj t’i kuptoj tani.

Maksimalisht do të kenë një vit me fat deri në pesë ose gjashtë.

Peshorja

Viti 2020 ishte mjaft i vështirë për personat e kësaj shenjë si shkak i rrethimit të planetëve, ndaj në vitin 2021 të gjitha këto mundime do t’i kthehen në mbarësi.

Këtë vit fati i tyre vlerësohet me tetë ose nëntë.

Akrepi

Personat e kësaj shenje vitin e kaluar kanë pasur probleme nga ana e punës dhe kontaktit me njerëz, por vitin 2021 do ta kenë shumë më të mirë, sidomos nga ana e punës dhe dashurisë.

Sa i përket fatit, vlerësohet me nëntë.

Shigjetari

Personat e kësaj shenje mund të arrijnë gjatë vitit 2021 të gjitha synimet qe i kanë vënë vetes gjatë viteve paraprake.

Fati i tyre këtë vit do të vlerësohet me dhjetë.

 Bricjapi

Personat e kësaj shenje njihen si shumë luftarak, por do të kenë shumë probleme dhe sfida gjatë këtij viti. Nuk duhet të dorëzohen pavarësisht sfidave pasi të gjitha këto janë kalimtare.

Fati i tyre këtë vit vlerësohet me shtatë.

Ujori

Personat beqar të kësaj shenje do të krijojnë lidhje, ndërsa ata të fejuar mund të përfundojnë me martesë. Nga ana e punës do të jetë një vit shumë produktiv, do të finalizojnë kontrata shumë të mëdha.

Kjo shenjë vlerësohet me dhjetë sa i përket fatit.

Peshqit

Kjo shenjë kishte një vit të mirë nga ana e punës dhe financiare, por me probleme nga ana e dashurisë. Për personat e kësaj shenje është shumë me rëndësi liria, gjatë vitit 2021 do të arrijnë paqe me veten dhe do të ndjehen më së miri.

Edhe peshqit vlerësohen me dhjetë, pasi do të jetë një nga shenjat me më së shumti fat.

Laura në fund jep një mesazh për të gjithë lexuesit e Telegrafit.

“2020 ishte një vit i keq për të gjithë, por viti 2021 pritet të jetë një vit shumë i bukur, prandaj punoni shumë, realizoni ëndrrat e juaja dhe mos i ndikoni fjalët e të tjerëve, pasi viti 2021 është një vit që i mundëson të gjitha shenjave të arrijnë atë që dëshirojnë”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version