Telegrafi

Fundosin lopën e dhunuar nga plaku

Lopa me barrë pesë muajsh, me të cilën shtatëdhjetëvjeçari P.S. ka pasur “marrëdhënie seksuale” është hedhur në det – afro tri kilometra larg bregut.

Prirja për seks me kafshën, për fshatarët, nuk do të ishte problem i madh po që se kafsha e pafat nuk do të mbetej me barrë, prandaj ata kishin frikë nga Zoti dhe ajo që bartej në mitrën e saj – të cilin ata e shihnin si hibrid të çuditshëm në mes të njeriut dhe lopës.

Në ritual ka marrë pjesë edhe 70-vjeçari, i cili para disa muajsh është kapur me “pelë për dore”, në fakt me lopën.

Dhe derisa lopa e shkretë e cila “nuk kishte as faj e as borxh” u desh të paguajë me kokën e saj, krejt ajo që gjyshi pervers u desh të bëjë për të larë gjynahet e tij ishte të largonte rrobat e trupit të tij, të lagej pak me ujë dhe me këtë t’i lante gjynahet e tij.

Fundosja e lopës përndryshe është pjesë e ritualit tradicional të quajtur ‘gamya gamana’, që në përkthim do të thoshte – martesë e çmendur.