Site icon Telegrafi

Fundoset skafi në Zvërnec, policia kufitare shpëton 4 turistët italianë

Policia Kufitare e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka arritur të shpëtojë katër turist italianë në brigjet e Vlorës pasi mjeti i tyre lundrues është fundosur. 

Sipas njoftimit të policisë, mjeti lundrues i tipit skaf me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor në orët e para të mëngjesit.

Në mjet ndodheshin edhe shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, të gjithë banues në Pavia, Itali.

“Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirë koordinuara të Policisë Kufitare dhe Guardia di Financës është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka theksuar policia. /Telegrafi/

Exit mobile version