Besa nga Peja triumfoi në kryeqytet me rezultat 1:0 ndaj rivalit të vjetër, Prishtinës, në takimin e javës së 15-të. Një ndeshje me rivalitet, por edhe me dy futbollistë të ndëshkuar me karton të kuq.
Në minutën e 70-të, portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, ndëshkohet me karton të kuq, pasi që e nxjerrë nga loja me dhunë një futbollist pejan, ndërkohë përjashtohet edhe mbrojtësi i Besës, Agron Cacaj.
Në minutën 37-të, sulmuesi i Besës, Kastriot Rexha, humb një rast ideal, i cili nga afërsia nuk arriti ta plasojë topin në rrjetë. Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45-të, Florent Qorraj, shënoi për fitoren e madhe të Besës, e cila është në vend të gjashtë me 23 pikë, kurse Prishtina e 11-ta (e parafundit) me 14 pikë të mbledhura.
Mitrovicasi nuk kanë arritur të ngjiten në renditje pas humbjes së pasuar nga Vushtrria në ‘Riza Lushta’ me rezultat 2-0.
Drita ka barazuar me Llapin 2-2, ndërsa Liria ka mposhtur Istogun 1-0. /Telegrafi/