Site icon Telegrafi

Fundoset një anije në Tunizi, vdesin të paktën 11 migrantë

Foto arkiv

Të paktën 11 migrantë nga Afrika vdiqën, kur anija e tyre u fundos pranë Tunizisë ndërsa u përpoqën të kalonin Mesdheun për në ishullin italian të Lampedusas, tha një zyrtar i Sigurisë së Tunizisë.

Rojet bregdetare tuniziane gjetën trupat e tetë grave dhe tre fëmijëve pranë bregdetit afër Sfaxit.

Rreth 30 persona ishin në anije, duke synuar të mbërrinin në Itali, thanë zyrtarët.

Rojet bregdetare po kërkojnë për personat e tjerë të zhdukur gjersa hetimet kanë nisur rreth rastit.

Vitin e kaluar, rreth 90 migrantë afrikanë u mbytën pasi anija e tyre u përmbys, në një nga aksidentet më të rënda të tilla në ujërat tuniziane. /Telegrafi/

Exit mobile version