Site icon Telegrafi

Fundoset anija italiane që si destinacion kishte Shqipërinë – vdesin dy marinarë dhe dy konsiderohen të zhdukur

Katër italianë dhe një tunizian kanë rënë në det pasi anija e tyre u fundos pas një stuhie jo shumë larg bregut të Barit në pjesën jugore të Italisë.

Rojet bregdetare të Italisë bënë me dije se vetëm njëri nga anëtarët e ekuipazhit, në këtë rast kapiteni i anijes italiane, “Franco P”, ka shpëtuar i gjallë.

Autoritetet italiane theksuan se pranuan një thirrje për ndihmë, ku u informuan se një anije po fundosej në ujin e Detit Adriatik, rreth 85 kilometra larg bregut të Puglias, raporton euronews.

Anija ishte nisur në drejtim të Shqipërisë në momentin e fundosjes, bënë të ditur rojet bregdetare të enjten.

Zyrtarët italianë bënë të ditur se kanë gjetur trupat e tre personave ndërsa dy të tjerë mbesin të zhdukur.

Kapiteni u shpëtua gjatë natës nga një anije kroate, e cila gjendej afër zonës ku u fundos anija italiane. /Telegrafi/

Exit mobile version