Telegrafi

Fundoset anija bullgare, vdesin së paku shtatë detarë

Sipas të dhënave të qendrës lokale të ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme, një detar është shpëtuar, shtatë kanë gjetur vdekjen, dhe tre të tjerë ende konsiderohen si të zhdukur.

Kërkimet e ekipeve shpëtuese, në të cilat po marrin pjesë anije dhe helikopterë, po i bëjnë më të vështira lartësitë e valëve dhe era e akullt, që po frynë me shpejtësi prej 25 metrash në sekondë, kanë transmetuar agjencitë.

Anija ishte duke transportuar hekur rus drejt portit bullgar Burgas, në Detin e Zi, e në të gjendeshin 10 bullgarë dhe një ukrainas.