Site icon Telegrafi

Fundjavë pa TVSH mund të shpenzoni më shumë deri në 30.000 denarë

Fundjava pa TVSH, e cila është planifikuar për fundjavën e festave nga 10 deri më 12 tetor, në të vërtetë duhet të përfshijë më shumë se 350,000 qytetarë, përdorues të aplikacionit “TVSH*ja Ime”.

Kryeministri Zoran Zaev e promovoi atë sot duke shpallur paketën e katërt të masave anti-krizë me vlerë prej 470 milion euro. E gjithë paketa përmban 31 masa.

Qytetarët të cilët gjatë fundjavës së zgjatur në 10-11-12 tetor do të mund të blejnë produkte dhe shërbime vendore ose kompjuterë dhe pajisje të tjera IT me vlerë deri në 30.000 denarë, brenda pak ditësh do tu kthehet në llogaritë e tyre të gjithë TVSH-në”, tha Zaev.

Me këtë masë është parashikuar të bëhet qarkullim prej 170 milion euro, para të cilat, siç tha Zaev, do të jenë injeksion për ekonominë, dhe rreth 17 milion euro do t’u kthehen qytetarëve, nga kthimi i TVSH-së./Telegrafi/

Exit mobile version