Telegrafi

Fundjavë e rrezikshme për vozitësit në Shkup

Nëpër rrugët e Shkupit çdo herë ka aksidente gjatë fundjavës që shkaktohen nga numri i madh i veturave që vizitojnë kryeqytetin për pazar apo edhe për festa nëpër lokalet e natës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në tre ditët e kaluara nëpër kryeqytet ka pasur 34 aksidente ku janë lënduar 29 persona gjithësejt, dy prej tyre rëndë të lënduar.

Gjithashtu, policia ka dënuar 43 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.

59 shoferë janë dënuar për kalim të lejes për vozitje.

73 janë dënuar për parkim jo të rregullt. /Telegrafi/