Telegrafi

Fundjavë me diell në Shqipëri, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

Foto: Ilustrim

Temperaturat në Shqipëri këtë fundjavë do të jenë me diell, ndërsa javën tjetër do të ketë reshje të shiut, në të gjithë territorin.

Për sa i përket ditës së sotme, deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit, por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes Lindore.

Gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10 gradë Celsius deri në 17 gradë Celsius , temperaturat maksimale parashikohen 20 gradë Celsius deri në 25 gradë Celsius në veri , 28 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë. /Tch/Telegrafi/