Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikon mot të vranët dhe me intervale me diell, gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 14 e 17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.
Java tjetër serish do të fillojë me reshje shiu.
Temperaturat do të jenë në vlerat e mesatareve shumëvjeçare (15-18 gradë Celsius)