Shqipëria sot pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet të lartë.
Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë më pas gradualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente të herëpasherëshme por me intensitet të ulët. Në orët e pasdites reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.
Dita e diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s. /Tch/Telegrafi/