Fundjava polare është një shfaqje muzikore elektronike që do të mbahet në Prevallë të Kosovës.
Në 1,600 metra lart në Alpe, në vendpushimin e skive në malet e Prevallës, atje ku lartësia të mundëson të prekësh retë.
Në tarracën e Hotel Morea, vizitorët e festivalit mund të skijojnë, duke kaluar kështu një vikend të paharruar polar.
Eventi do të zhvillohet në një nga vendet më të ngrohta në Prevallë, kështu që të gjithë do të kenë ndjesinë sikur po shkojnë në akull, vetëm për të parë disa grupe të mrekullueshme.
Muzika fokusohet kryesisht në zhanret ‘house’ dhe ‘techno’, dhe për të argëtuar të pranishmit do të jenë Nicl Curly & Friends.
Biletat për këtë event janë të vlefshme nga e hëna dhe mund të gjenden në këto vende: Cacoo Bar (Gjakovë) Bon Vivant (Prishtinë) Stacioni i Librave Soma (Prishtinë) Rave Travel (Prishtine) Bibaj Sport (Ferizaj) Morea Hotel (Prevalle). Çmimi për një biletë është 10 euro, dhe numri i biletave është i limituar.
Për detajet tjera rreth eventit mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/