Telegrafi

Fundjava pa TVSH në Maqedoni, do të shtohen kontrollet nëpër lokale dhe qendra tregtare

Republika e Maqedonisë nga dita e nesërme do të ketë një fundjavë pa TVSH, si masë lehtësuese për qytetarët dhe bizneset për krizën globale COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Inspektoriati i tregut, policia, inspektorati shëndetësor dhe inspektorati sanitar do të bëjë kontrolle të shtuara nëpër vendet ku do të zhvillohet blerja e mjeteve dhe shërbimeve që janë pjesë e ofertës për fundjavë pa TVSH.

Inspektoratet dhe policia do të kontrollojnë subjektet juridike për të parë a i plotësojnë kushtet higjienike dhe a i përmbushin kushtet për mbrojtje nga pandemia. /Telegrafi/