Fundjava pa TVSH shkaktoi interesim të madh te qytetarët, për të cilën dje kryeministri Zoran Zaev tha se do të jetë gjatë fundjavës së zgjatur nga 10 deri më 12 tetor, pra në ato tri ditë, dy prej të cilave janë në fundjavë dhe një është një ditë pune.
Zaev tha se kjo masë duhet të mbulojë më shumë se 350.000 qytetarë, përdorues të aplikacionit “TVSH-ja Ime”. Gjatë fundjavës së zgjatur në 10-11-12 tetor, ata do të mund të blejnë produkte dhe shërbime vendase ose kompjuterë dhe pajisje të tjera IT me vlerë deri në 30.000 denarë. Ata do të marrin kthim të të gjithë TVSH-së së paguar brenda pak ditësh në llogaritë e tyre.
Kjo masë parashikohet të bëjë qarkullim prej 170 milion euro dhe rreth 17 milion euro do t’u kthehen qytetarëve, nga kthimi i TVSH-së.
Çfarë mund të blejnë ata, ku dhe për sa? Qytetarët kanë shumë paqartësi. Nga Qeveria për “Faktor” thonë se do të ketë një mundësi për të bërë pyetje në një email të veçantë. Në përgjithësi, në mënyrë që TVSH t’u riktheht plotësisht, ata do të duhet të blejnë gjithçka që është produkt vendas – qoftë ushqim dhe ndonjë produkt të prodhuar në Maqedoni ose të marrin ndonjë shërbim në një dyqan vendas – parukeri për shembull. Sidoqoftë, e gjithë TVSH-ja do t’u rikthehet në një kompjuter ose laptop të blerë, domethënë gjithçka që është pajisje IT.
Vetëm dyqani do të duhet të ketë një pajisje me fatura fiskale ku përcaktohet saktësisht se çfarë është produkt vendos dhe cili është qarkullimi i produkteve nga jashtë./Telegrafi/