Site icon Telegrafi

Fundjava nis me vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa më pas do të ketë vranësira por edhe reshje shiu.

Fillimisht reshjet do të jenë prezente përgjatë vijës bregdetare në orët e mëngjesit e më pas do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar deri të lartë. Reshjet pritet të jenë të herëpashershme në formën e rrebesheve të shpejta, stuhive e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë. /tch/

Exit mobile version