Telegrafi

Fundjava me shi

Sipas parashikimit të meteorologëve, deri të enjten do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë dhe pjesërisht i vranë, e gjatë pasdites dhe në mbrëmje rreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu dhe me ndonjë bubullimë.

Nga dita e enjte dhe premte, një ciklon nga Afrika veriore pritet të depërtojë mbi Itali, e më pas edhe mbi rajon, që do të sjellë përkeqësim të motit me vransira dhe reshje lokale shiu nga dita e premte, e vende-vende priten mundësi edhe për ndonjë bubullimë.

Reshje lokale shiu parashikohen edhe ditëve të fundjavës, e gjatë ditës së diel reshjet do të pushojnë.  Me depërtimin e këtij cikloni, edhe masa më të ftohta ajrore që do të shtrihen mbi rajon, do të zbresin temperaturat rreth vlerave mesatare.