Site icon Telegrafi

Fundjava më e nxehtë në Greqi, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45 gradë Celsius

Greqia po përgatitet për temperaturat edhe më të larta gjatë fundjavës, ku meteorologët po paralajmërojnë se ato mund të rriten deri në 45 gradë Celsius.

Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe vendet turistike – përfshirë Akropolin e lashtë të Athinës – do të mbyllen gjatë dy ditëve të ardhshme.

Mund të kthehet në fundjavën më të nxehtë të korrikut të shtetit grek në 50 vjet.

Ndërkohë, zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë dhjetëra zjarre, raporton bbc.

Zyrtarët e urgjencës dhe të mbrojtjes civile po paralajmërojnë se ekziston rreziku që të ketë zjarre në malet e të gjithë vendit.

Lexo po ashtu Temperaturat prej më shumë se 40 gradë Celsius vazhdojnë në Evropë, SHBA-ja po përgatitet për nxehtësi rekord

Atika perëndimore – në perëndim të Athinës – është ndër zonat më të goditura, së bashku me Lakoninë në Peloponezin jugor dhe ishullin Rodos.

Partnerët e Greqisë në Bashkimin Evropian kanë ofruar ndihmë, duke përfshirë aeroplanë zjarrfikës nga Franca dhe Italia dhe më shumë se 200 zjarrfikës nga Polonia, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria. /Telegrafi/

Exit mobile version