Telegrafi

Fundi i vaksinës australiane kundër COVID-19, pjesëmarrësit në teste morën rezultatin e rrejshëm pozitiv në HIV

Australia ka ndërprerë zhvillimin e vaksinës kundër coronavirusit, pasi që pjesëmarrësit në testet klinike kanë pasur rezultate të rrejshme pozitive në testin e HIV.

Vaksina e Universitetit të Queenslandit dhe kompania bio-teknologjike CSL, kishte nxitur një përgjigje të fortë imunitare ndaj COVID-19 në fazën e parë të testimit, por gjithashtu kishte shkaktuar komplikime përfshirë këtu një virus tjetër të rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

Antitrupat që mbronin pjesëmarrësit nga infeksioni i coronavirusit, kanë quar në rezultatet e rrejshme pozitive në testin e HIV.

Edhe pse asnjëri prej pjesëmarrësve në testim në fakt nuk është infektuar me HIV, ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hant, ka pranuar se efekti i padëshirueshëm pengon zbulimin e HIV-it.

Për HIV-in që sulmon sistemin imunitar ende nuk ka ilaç, e nëse HIV nuk shërohet mund të shkaktoj AIDS-in.

Sipas prodhuesve të vaksinës, zgjedhja e problemit do të mund të zgjaste deri në një vit. Ky mos sukses është theksuar nga CSL dhe qeveria australiane, që kanë urdhëruar anulimin e kryerjes së fazës së dytë dhe të tretë të testimit. /Telegrafi/