Site icon Telegrafi

Fundi tragjik i qëndistares së flamurit të Pavarësisë

Nga: Niko Kotherja

Veterania kombëtare, në vitet e fundit të jetës nuk mundi të mblidhte e të dokumentonte jetën e saj në shërbim të kombit, pasi ishte e verbër.

Marigo Posio (1882-1932) vdiq e verbuar. Edhe dritën e syve ia fali flamurit, derdhur në qindra qëndisma të shqiponjës dykrenore dhe fushës ngjyrë gjaku. Tuberkulozi i mori asaj pothuajse gjithë familjen. Djalin Vaso, që përfundoi Konservatorin në Amerikë; vajzën Fereniqi me të cilën botoi gazetën “Shpresa kombëtare”; vajzën tjetër Liri e cila mbylli ditët e pakta të jetës së saj pranë të ëmës. Mbetur vetëm e duke djegur gjithçka që kishte, me qëllim që të mos shpinte virusin e tuberkulozit në Hoçisht, në fshatin e tij të lindjes, bashkëshorti i Marigosë, patrioti Jovan Posio, jetoi edhe katër vjet më shumë. Ai vdiq më 1936 pasi i la dhuratë fshatit të tij një urë e cila ndihmoi fëmijët për të shkuar në shkollë.

Marigo Posio dhe familja e saj lanë pas një emër të madh dhe një aktivitet të gjerë në shërbim të Shqipërisë, jo vetëm si qëndistarja e flamurit të Pavarësisë, por edhe si luftëtare e emancipimit të gruas shqiptare.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version