Telegrafi

Fundi i skllavërisë, Biden shpall festë zyrtare 19 qershorin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nënshkroi një ligj që shënon shpalljen e një feste të re kombëtare, ditën që përkujton fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Kjo ditë do të përkujtohet çdo vit më 19 qershor.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se beson që ky mund të jetë një nga nderimet më të mëdha që ai ka si president.

Një deklaratë të tillë presidenti e dha pasi Kongresi miratoi projekt-ligjin me mbështetje partiake, raporton euronews.al.

“Pra, ndërsa përkujtojmë historinë e ‘Juneteenth’, ashtu siç bëmë vetëm disa javë më parë me historinë e masakrës së Tulsa, ne duhet të mësojmë nga historia jonë dhe duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë historinë, sepse ajo është pjesë e jona si komb”, tha Kamala Harris, zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara.

Disa ligjvënës republikanë kundërshtuan përpjekjen, duke thënë se krijimi i festës federale ishte një tentativë për të festuar “politikën e identitetit”.

Shumica dërrmuese e shteteve e njohin ‘Juneteenth’ si një festë ose i kushtojnë nderime kësaj dite, dhe shumica e shteteve zhvillojnë festime. ‘Juneteenth’ është ditë pushimi me pagesë për punonjësit e shtetit në Texas, New York, Virginia dhe Washington.