Ishte vetëm çështje kohe se kur një nga personazhet e njohura do ta vishte këtë rrobë hit
Ndër të parët ishte reperi dhe aktori Jaden Smith. Fundi i Smith-it nuk është në fakt një peshqir viral Balenciaga, por një interpretim i markës MSFTSrep.
Nuk është as i njëjti material, pra peshqiri i nxjerrë nga banja, por duket se është një fund xhinsi gri, të cilin e ka veshur mbi një palë pantallona të përshtatshme.
Megjithatë, e gjithë pamja është një referencë e menjëhershme për fundin që i vuri flakën internetit në fund të vitit të kaluar, kështu që ndoshta e frymëzoi Smithin, transmeton Telegrafi.
Fundin e tij e ka shoqëruar me një xhaketë të zezë të trashë, të pajisur me shumë xhepa. Ai kishte veshur një xhaketë të ngjitur deri në mjekër me një kapuç mbi kokë.
Smith përndryshe shihet shpesh në atë stil utilitar, i veshur me copa virale të stilit të rrugës.
Tani pyetja është, sa ju pëlqen dhe a do ta vishnit këtë fund?
/Telegrafi/