Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Kështu ka thënë të mërkurën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke u kërkuar kombeve të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër virusit që ka vrarë mbi gjashtë milionë njerëz.
“Nuk jemi ende atje. Por fundi është në dukje”, citohet të ketë thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, para gazetarëve në një konferencë virtuale për shtyp.
Vdekjet nga COVID-19 javën e kaluar ishin më të ulëtat që nga marsi 2020, raportoi agjencia e OKB.
Ndërsa OBSH pret vazhdimin e valëve të ardhshme të infeksioneve COVID-19, bota kishte në dorë mjete të tilla si vaksinat dhe antiviralët për të parandaluar infeksionet serioze, tha Maria Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19.
Rastet e lisë së majmunëve, gjithashtu, ishin në një tendencë rënëse, por Tedros u kërkoi vendeve të vazhdonin luftën.
“Ashtu si me COVID-19, kjo nuk është koha për t’u ‘çlodhur’ ose për të hequr kujdesin tonë”. /Telegrafi/