Site icon Telegrafi

Fundi i pabesueshëm i një epoke: Gjiganti i industrisë së duhanit, paralajmëron ndërprerjen e prodhimit të cigareve tradicionale!

Një prej kompanive më të fuqishme në botë, gjiganti i prodhimeve të duhanit, “Phillip Morris”, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërprerjes së prodhimit dhe të shitjes së cigareve në të ardhmen, thotë drejtori menaxhues i kompanisë.

“Besoj se vjen dita kur mund të themi se jemi përshtatur me produktet alternative e të mendojmë – në bashkëpunim me qeveritë e shteteve – për tërheqjen e cigareve nga tregu”, ka thënë Andre Calantzopoulos. “Shpresoj që shpejtë do të vije kjo ditë”, transmeton Telegrafi.

Si prodhuesi më i madh i cigareve në botë, “Phillip Morris” fitimin më të madh e ka nga shitja e cigareve tradicionale. Teksa numri i duhanpirësve të rregullt është në rënie, pritet që deri në vitin 2025 të jetë së paku një miliard të tillë.

“Phillip Morris” shet edhe cigare pa tym, në më shumë se dhjetë tregje. Ndërkaq, edhe konkurrentët e kësaj kompanie – Japan Tobacco International dhe British American Tobacco – janë duke investuar në zhvillimin e produkteve të ngjashme.

Deri tash, Philip Morris ka investuar mbi dy miliardë dollarë amerikanë në cigaret me “rrezik të ulët”.

Pirja e duhanit vret çdo vit rreth gjashtë milionë njerëz, thonë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Nëse duhanpirësit kalojnë në cigare elektrike ose produkte të ngjashme që janë më pak të dëmshme, kjo do të përmirësonte ndjeshëm shëndetin publik”, ka thënë Deborah Arnott, udhëheqësja e organizatës britanike, “Action on Smoking”. “Megjithatë, cigaret me rrezik më të ulët duhet të kontrollohen gjithnjë nga ekspertët e pavarur”. /Telegrafi/

Exit mobile version