Shkencëtarët konstatojnë që kanë arritur të shërojnë të sëmundjen e rëndë me metodën inovative.
Ekspertët kanë arritur që t’i luftojnë qelizat e kancerit të zorrëve me ndihmën e imunoterapisë së re dhe kanë publikuar që rezultatet janë qind për qind të suksesshme me eksperimentin i cili është bërë në minjtë e sëmurë nga kjo sëmundje.
Imunoterapia e re kombinon rrezatimin tradicional dhe imunoterapinë.
Ata besojnë që kjo metodë mund të aplikohet edhe në format e ndryshme të kësaj sëmundjeje, sepse edhe imunoterapia është konstatuar si mënyrë shumë e mirë në shërimin e kancerit, e cila mund të zëvendësojë kimioterapinë për disa vite.
Ajo zgjon sistemin imunitar të pacientit dhe e mëson trupin se si të luftojë vetë kundër qelizave malinje, transmeton Telegrafi.
Radioiumonterapia prodhon molekula të cilat janë të ndërtuara që të identifikojnë dhe t’i shkatërrojnë qelizat e kancerit.
Këto qeliza trupi vetë i prodhon me ndihmën e sistemit imunitar dhe ato marrin rolin për luftimin kundër baktereve dhe viruseve.
Kur këto qeliza të injektohen në trupin e pacientit, ato udhëtojnë deri te qelizat e kancerit dhe i godasin drejtpërdrejt me dozën e caktuar të rrezatimit.
Te minjtë në të cilët janë bërë eksperimentet, qelizat e kancerit janë vrarë derisa qelizat e shëndetshme kanë mbetur të paprekura.
Kjo metodë mund të aplikohet edhe në lloje të tjera të kancerit siç janë kanceri i gjirit, i mushkërive, i pankreasit, melanoma…
Ende nuk është precizuar që kjo metodë është e gatshme për ta provuar në njerëz dhe se koha do të tregojë se a do të aplikohet fare edhe në njerëz. /Telegrafi/