Site icon Telegrafi

Fundi i një konflikti të përgjakshëm në Flipine, presidenti Duterte u jep autonomi muslimanëve të ishullit Mindanao

Presidenti i Filipinëve Rodrigo Duterte, ka dorëzuar sot te lideri i grupit më të madh të muslimanëve të atij vendi, kopjen simbolike të ligjit të ri, që u siguron këtyre të fundit autonomi të zgjeruar.

Ligji njeh autonominë e zgjeruar të ishullit Mindanao i banuar me një popullsi shumicë muslimane.

Me këtë ligj Duterte synon t’i jap fund një konflikti të përgjakshëm, i cili ka marrë jetën e mijëra njerëzve.

Fronti i Çlirimit Islamik (MILF), së bashku me disa grupe të tjera që nga viti 1970 kanë luftuar për më shumë autonomi nga Manila zyrtare.

Në këtë konflikt, prej më të gjatëve në Azi, kanë humbur jetën rreth 150,000 persona.

Presidenti i Filipineve në një konferencë në kryeqytetin Manila deklaroi se me këtë ligj pret fundin e konfliktit shumëvjeçar.

“Unë shpresoj se ligji do t’i japë fund konfliktit të vjetër që i ka rrënjët në luftën e Bangsamoro për vetëvendosje “, tha Duterte, transmeton Telegrafi.

Fronti i Çlirimit Islamik (MILF) ishte zotuar se do të heq dorë nga kërkimi i pavarësisë dhe se do të dorëzojë armët në këmbim të një autonomie të zgjeruar, që do të u mundësonte atyre qeverisjen e ishullit Mindanao.

Rebelët myslimanë e konsiderojnë Mindanaon, si atdheu i të parëve të tyre që daton nga koha kur tregtarët arabë mbërritën atje në shekullin e 13-të.

Në vitin 1996, kishte një marrëveshje paqeje mes qeverisë dhe grupeve muslimane, që u dha këtyre të fundit një zonë autonome në jug, por marrëveshja nuk kishte sjell paqe afatgjate.

Sipas ligjit të nënshkruar nga Duterte, një entitet i ri politik i njohur si Bangsamoro do të qeverisë rajonin aktual autonom.

“Qeveria e re e muslimanëve”, do të mbajë 75 për qind të taksave të mbledhura në zonë, si dhe do të marrë fonde vjetore me vlerë 5 për qind të të ardhurave kombëtare të Filipineve, që janë rreth 1.5 miliardë dollarë.

Rajoni gjithashtu duhet të ketë një parlament dhe gjykata ku do të zbatohet Ligji i Sheriatit ekskluzivisht për rastet që kanë të bëjnë me myslimanët.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, ligji duhet të miratohet në një referendum rajonal, i cili pritet të kalojë./Telegrafi/

Exit mobile version